Mbrojtja e mjedisit jetësor

Mbrojtja e mjedisit jetësor përfaqëson një themelim të jetesës së shëndetshme dhe njejtashtu një detyrim themelues të çdo individuesit,kompanisë apo komunitetit shoqëror.

Qumështorja АD Bitola si kompani me përgjegjësi shoqërore,sociale vlerëson lart sistemet që ofrojnë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, dhe aplikimi i vazhdueshëm i tyre është prioriteti kryesor i saj.

Prandaj, në vitin 2012, kompania mori certifikatën për sistemin e menaxhimit të mbrojtjes së mjedisit jetësor sipas standardit ISO 14001:2004, i cili vazhdimisht përmirësohet dhe mirëmbahet.

Kjo certifikatë është rezultat i viteve të zbatimit të vazhdueshëm të Politikës së Cilësisë, sigurisë ushqimore, mbrojtjes dhe shëndetit të mjedisit, sigurisë në punë dhe qëllimeve të sistemeve të menaxhimit.

Qëllimi kryesor i “Qumështorjes SHA Bitola” në këtë pjesë është planifikimi dhe zbatimi i vazhdueshëm i projekteve, masave dhe aktiviteteve që i përmirësojnë proceset, mbrojtjen e mjedisit dhe harmonizojnë ato me ndryshimet e reja në legjislacion.

Me zbatimin konsekuent të Politikës për cilësi, sigurisë së ushqimit, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit e sigurisë në punë, për vitin 2014 u arritën këto rezultate, në drejtim të uljes së konsumit të burimeve natyrore për litër qumësht të përpunuar në repartet e prodhimit të kompanisë në lidhje me vitin 2012, pra pas zbatimit të standardit:
  • Konsumi total i ujit është ulur për 38,5%
  • Konsumi total i energjisë elektrike është ulur për 2,4%
  • Konsumi total i karburantit është ulur për 15,2%
„Qumështore SHA Bitola“ çdo vit përgatit një program për menaxhim me mbeturinë, përgatit raport për realizimin e saj dhe e dorëzon deri institucionet kompetente. Gjatë realizimit të programës së menaxhimit të mbeturisë për vitin 2014 janë të arritura rezultatet e mëposhtme, në krahasim me vitin 2012 për litër qumësht të përpunuar në repartet e prodhimit të kompanisë:
  • Sasia totale e mbeturisë së gjeneruar është ulur për 18,99%
  • Sasia totale e mbeturisë së recikluar është rritur për 8,49%
Scroll to Top

Веб страната користи колачиња за да овозможи најдобро искуство. Со користење на bimilk.mk се согласувате со нашата политика за приватност и користењето на колачиња во согласност со нашата политика за колачиња.