Bimilk > Rreth nesh
Rreth nesh
Me traditë që nga viti 1952, qumështorja SHA Manastir, Bitola, sot është prodhuesi më i madh i qumështit dhe produkteve të qumështit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke i kënaqur çdo ditë nevojat e më shumë se një milion konsumatorëve. Pikërisht konsumatorët janë në qendrin e strategjisë biznese e kompanisë. Nga deshirat dhe nevojat e tyre fillojnë të gjitha procese dhe aktivitete në drejtim të zhvillimit, modernizimit dhe standardizimit të prodhimit.
Përcjellja e tendencave botërore, si dhe investimet në teknologji të reja sofistikuar me përkushtim të plotë ndaj sigurisë dhe cilësisë së produkteve dhe procesit prodhues, mundësuan zgjerimin e gamës së produkteve dhe krijimin e produkteve që konfirmojnë pozicionin lider të kompanisë sonë në industrinë e qumështit dhe produkteve të qumështit.
Kompania posedon një standard të lartë të menaxhimit të cilësisë dhe kontrollit të sigurisë ushqimore – ISO 22000 (standard i integruar nga HACCP dhe ISO 9001) dhe standardin për mbrojtjen e mjedisit ISO 14000 dhe është e vetmja qumështore në R. e Maqedonisë së Veriut që posedon numër eksporti për eksport në vendet e Bashkimit Evropian, që është dëshmi për cilësinë e lartë të produkteve tona. Me implementimin e të gjithë këtyre standardeve, Qumështoria AD Bitola siguron produkte të cilësisë së lartë dhe të sigurta për mijëra konsumatorë që përdorin çdo ditë produktet e saj. Pikërisht për këtë arsye, përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë ushqimore, duke u kujdesur njëkohësisht për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit, paraqet qëllimin kryesor dhe prioritetin më të lartë të kompanisë.
Për suksesin e një kompanie, përveç rezultatit të biznesit, flet edhe kontributi i saj aktiv ndaj zhvillimit të komunitetit shoqëror. Aksioni humanitar “Përqafimi i Dhuruar” nga Qumështoria AD Bitola është fitues i një çmimi vendas dhe njohje ndërkombëtare për praktikën më të mirë shoqërore në kategorinë e kompanive të mëdha nga Iniciativa “Sistemi Evropian i Çmimeve për Përgjegjësinë Shoqërore të Ndërmarrjeve” në Bruksel.
Mbrojtja e mjedisit jetësor
Mbrojtja e mjedisit jetësor përfaqëson një themelim të jetesës së shëndetshme dhe njejtashtu një detyrim themelues të çdo individuesit,kompanisë apo komunitetit shoqëror.
Misioni dhe vizioni
Sigurimi i konsumatorëve me produkte të shëndetshme, të shijshme dhe ushqyese me qëllim të rritjes së nivelit të vetëdijesit dhe domoshdoshmërisë së një mënyrë të ushqimit të shëndetshëm dhe balancuar.
Përgjegjësia sociale,shoqërore
Kontributi i kompanisë „Qumështorja SHA Bitola, Manastir“ për të mirën e komunitetit përfaqëson një pjesë të rëndësishme të strategjisë sonë të korporatës.
Historia
Industria e sotme e qumështit, produkteve të qumështit dhe lëngjeve, Qumështorja SHA Bitola, Manastir, i ka rrënjët e saj që nga viti i largët 1952, kur nga disa ndërmarrje tregtare e kishte formuar ndërmarrjen e qumështit „Mlekar“ në Manastir, me që ishte krijuar qumështorja e parë në teritorinë e Maqedonisë. Kapaciteti i saj ditor atëherë ishte 10.000 litra.
Qumështorja ishtë rikonstruktuar, me mundësi të përpunojë 20.000 litra qumësht në ditë.
Qumështorja i bashkohet kombinatit industrial Bujqësor „Pelagonija“ në Manastir.
Në muajin dhjetor të vitit 1984, qumështorja kaloi në objekte krejtësisht të reja të vendosura në rrugën për fshatin Dolno Orizari dhe nga atëherë deri sot punon sukseshme dhe fuksionon në këtë lokacion.
Gjatë muajit shtator, qumështorja përsëri ndalohet nga kombinati industrial Bulqësor „Pelagonija“ në Manastir, dhe gjatë viteve 1990-1991 filoi privatizimit të kapitalit.
Privatizimi i kapitalit përfundon plotësisht në fund të vitit 1996. Aktualisht, qumështorja është tërësisht e privatizuar me 100% kapital privat.
Është vënë në përdorim një fabrikë moderne të djathit, në të cilën prodhohen lloje të ndryshme të djathit dhe kaçkavallit me cilësi të lartë, që është rezultat të zbatimit të sukseshëm të traditës maqedonase në teknologjinë moderne .
Nga fundi i vitit 2007, qumështorja SHA Bitola, Manastir, u bë pjesë të sistemit të Industrisë së qumështit Danube Foods Group, përkatësisht pjesë të fondit investues Salford. Investimi prej 38 milionë euro i këtij grupi ishte rezultat i potencialet të mëdha prodhuese të qumështorjes, imazhit të mirë dhe besimit të ndërtuar tek konsumatorët maqedonase.
Në fillimin e vitit 2015, Danube Foods Group u mor nga ana e fondit privat të investimeve “Mid Europa Partners”. Me këtë marrje, Danube Foods Group merr emrin "Moi brendovi d.o.o.", dhe përfshin kompanitë Bambi - Banat, Subotica Dairy, Knjaz Milos dhe qumështoren Imlek, e cila zotëron disa qumështore në rajon, përkatësisht: Novosadska Mlekara në Serbi, Imlek Boka në Mal të Zi, Mlekara AD Mlijekoprodukt nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Qumështorja SHA Manastir,Bitola, në Maqedoninë e Veriut.