Balans+ me mbështetje të Shoqatës së diabetikëve

Përmbajtja

Unioni i shoqatave të diabetikëve në Maqedoni e ka shënuar ditën Boterore kundër luftën e diabetit, duke mbajtur disa aktivitete të cilët do të ndikojnë në tejkalimin e sfidave të njerëzve me diabet në Maqedoni. Me aktivitetin qendror, në forumin ku morrin pjesë të gjitha faktore kryesore nga institucionet shëndetësore publike në vendin, u dërguan një mesazhë se duhet të veprohet në mënyrë preventive dhe parandaluese, para se gjendja e diabetit në vendin të bëhet të pariparueshme. Unioni theksoi se pjesë kryesore në veprimin parandalues përfaqëson partneriteti dhe bashkëpunimi me autoritetet shëndetësore, institucionet arsimore dhe sektorin privat.

„Angazhimi ynë si shoqatë është të nxitojmë një akcion të gjerë për rritjen e vetëdijes për diabetin dhe për nevojat e personave me diabet në vendin. Furnizimi dhe sigurimi i terapisë dhe mjeteve të nevojshme për menaxhimin e diabetit, janë pyetjet thelbësore, por edhe këtu, nevoja nuk ndalon. Gjendja jonë është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me aktivitetin fizik, stresin nga përditëshmëria, por edhe ushqimin dhe praninë e produkteve përkatëse për ushqim, si edhe njohurinë e personave me diabetit për rregulat e ushqimit të shëndetshëm. Për atë shkak, ne synojmë për bashkëpunime të cilët do të na mundësojnë atë që është e domosdoshme dhe e nevojshme në sfidat e përditëshme kur bëhet fjalë për marrjen e ushqimit, dhe do ta edukojnë publikun tonë. Një bashkëpunim i tillë është bashkëpunimi me qumështoren Bitolska,përmes së cilës ne edukojmë anëtarësinë për ndryshimet e nevojshme në ushqimin, për disponueshmërinë e produkteve të qumështit siq janë Balans+ të cilët janë të rekomanduar për konsumim, cilat janë përfitimet e tyre dhe rëndësia e disponueshmërisës së tyre në tërë shtetin“, theksoi Dimçe Velev, presidenti i Unionit të shoqatave të diabetikëve në Maqedoni.

Pjesë e këtij bashkëpunimi janë disa takime, seminare, qendra këshillimore dhe ngjarja në të cilët informohen dhe eduhoken anëtarët e shoqatave për përfitimet nga ndryshimi i ushqimit dhe çfarë është përshtashme për të konsumuar.

„Ne e nisem këtë bashkëpunim për shkak se si kompania nga industria e qumështit ne e dimë sfidat e njerëzve me diabet dhe sa është nevojshme për ata ta kenë informacionin e nevojshëm për çfarë është mire dhe dobishme. Ne kemi gjithashtu një produkt si Balans+, përfitimet e të cilit janë të vërtetuar me një studim klinik dhe i cili ndihmon diabetikët të kenë një ushqim cilësor, dhe dishponueshmëria e produkteve të përshtatshme të tilla, është një pyetje kryesore për numër i madh i njerëzve me diabet. Edukimi i anëtarësisë për praninë e produkteve të tilla përfaqëson një hap të rëndësishëm sepse bëhet fjalë për numër të madh të qytetarëve të të gjitha moshave dhe nevojën e tyre për produkte të përshtatshme me cilësi të lartë“, thekosi Poleksena Jankulovska, menaxher rajonal i marketingut në Bimilk.

Diabeti si një sëmundje kronike metabolike, i cili karakterizohet me nivel të rritur të glukozës në gjakun, për shkak të mungesës ose sekretimit të dëmtuar të insulinës nga pankreasi, është i lidhur ngushtë me mënyrën e ushqimit. Nivelet e larta të sheqerit në gjakun, çojnë në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve dhe nervave.

Sipas të dhënave nga Instituti i shëndetit publik (IShP), në Maqedoni janë rregjistruar rreth 116 000 persona me diabet, dhe në vitin 2022, numri i të sëmurëve të sapodiagnostikuar me diabet ishte 7.737 raste. Të gjitha shoqatat nga Maqedonia janë të përfshira në Union dhe puna e tyre lidhet me nevojat e personave me diabet.

Ndani këtë tekst:

Lini koment

Your email address will not be published. Fushat e detyrueshme janë të shënuara *

Scroll to Top

Веб страната користи колачиња за да овозможи најдобро искуство. Со користење на bimilk.mk се согласувате со нашата политика за приватност и користењето на колачиња во согласност со нашата политика за колачиња.