NJOFTIM
Bekteshi në vizitë në industrinë e qumështit: Bimilk është një nga kompanitë përgjegësore sociale që i ka ulur çmimet edhe para vendimit të Qeverisë
(Manastir, 29.09.2023) – Bimilk në vitin e kaluar ka vepruar në mënyrë proaktive në lidhje me politikën çmimore dhe i ka ulur çmimet të produkteve të qumështit më të shitura. Njejtashtu, me masa qëllimore të drejtuar ndaj farmeret ndikon edhe inkurajon prodhimit primar të qumështit më qëllim të qendrueshmërisë së industrisë së qumështit në vendin. Një nga qumështorjat më të mëdha në shtetin punon me kapacitet të plot dhe vazhdimisht furnizon tregun me produkte qumështore. Këtë ishtë konstatuar gjatë vizitës sotme në Bimilk nga ana e ministrit të ekonomisës, Kreshnik Bekteshi.
Krijimi i kushteve për qëndrueshmërinë e afatgjatë të industrisë së qumështit dhe investimet në prodhimin janë pjesë nga strategjia e afatgjatë të kompanisë Bimilk.
„Bimilk si një nga kompanitë më të mëdha për përpunimin e qumështit dhe produkteve të qumështit përfaqëson një nga faktoret më të rëndësishme për industrinë vendase e qumështit. Jo vetëm që ne jemi forcë lëvizëse e industrisë së qumështit, por ne jemi edhe një faktor të rëndësishëm ekonomik që ndikon në zvillimin lokal dhe fut shtypje së saj në treguesit ekonomikë në vendin. Në punën tonë e mbajmë përgjegjësinë e furnizimit të vazhdueshëm dhe çdoditës në tregun me produktet e domosdoshme të qumështit, për qëndrueshmërinë çmimore dhe disponueshmërinë për qytetarët, për qëndrueshmërinë e fermave dhe rritjen e prodhimit të qumështit. Edhe në vitet e krizës, të cilat i përjetojmë vazhdimisht me sfida numërore, ne veprojmë në mënyrë proaktive me ndërhyrje të çmimeve ku ishtë më të nevojshme dhe ne bëjmë investime në prodhimin e qumështit duke furnizuar 250 mëshqerra për zhvillimin e fermave vendase. Ata janë prioritet tona përveç probllemat serioze me të cilët ne përballojmë. Mbyllja dhe reduktimi i fermave të lopave, krijon një brengë të vërtetë për furnizimin me qumësht në vendin, dhe jo vetëm tani, ose këtë vit, por edhe për periudhën që vjen, dhe akoma më të theksuar. Ky është realiteti i industrisë së qumështit, dhe për ndryshim na duhet edhe strategjia nacionale e afatgjatë“, theksoi Gjorgji Petrushev – drejtori kryesor në Bimilk.
Gjatë vizitës, ministri Bekteshi u njoh me kapacitetet prodhuese dhe standardet e punës së qumështores.
„Bimilk është një nga kompanitë me përgjegjësi shoqërore dhe sociale që doli në pritje të kësaj krizë çmimesh dhe uli çmimet e produkteve të saj dhe është një nga kompanitë nga industria e qumështit që nuk i rriti çmimet kur përfunduan masat e para të Qeverisë për krizën e çmimeve. Menaxhmenti i Bimilk na ka treguar se në këtë kohë krize, ata janë një kompani e madhe me përgjegjësi shoqërore dhe kështu po vijnë në takim me qytetarët. Në pjesën me uljen e çmimeve dhe masave të cilat Qeveria i mban për inflacionin, sot ne kemi fituar të dhëna të shkëlqyeshme nga kjo kompania, e cila vetëm për një vit kur ka inflacion global në botën dhe rritje globale të çmimeve në industrinë e qumështit, pothuajse për 25% ata kanë ulur çmimet e produkteve të tyre në shitje me pakicë, që do të thotë se nëse në tetor të vitit paraprak çmimi i qumështit ishte 82 denarë, aktualisht në pakicë varion nga 60 deri në 62 denarë dhe jemi të bindur se do të vazhdojë në këtë mënyrë, që do të thotë se si kompani e përgjegjshme shoqërore dhe si kompani që kujdeset për konsumatorët e saj edhe pa vendimin e qeverisë kanë bërë përpjekje të mëdha për uljen e çmimeve. Një falenderim i madh në emrin tim, në emër të qeverisë dhe të konsumatorëve dhe përmes shembujve të tillë që duhet të ndjekin të gjithë prodhuesit dhe importuesit, të gjithë së bashku mund të ndikojmë në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, tha ministri Bekteshi.
Bimilk, si qumështorja e parë dhe më e vjetër në vend, është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit dhe produkteve të qumështit në Maqedoni. Me një përvojë dhe punë 71 vjeçare, ajo furnizon çdo ditë tregun dhe plotëson nevojat ditore për qumësht dhe produkte qumështi të më shumë se një milion konsumatorëve. Qumështorja punëson drejtpërdrejt mbi 220 persona dhe bashkë me bashkëpunëtorët dhe kompanitë me të cilat punon, siguron jetesën e rreth 1500 familjeve në vend. Ka krijuar bashkëpunim dhe përkrahje të afatgjatë me bashkëpunëtorit e saj – farmeret, prodhuesit të qumështit, në të cilët janë të përfshirë investime në pajisje dhe teknologji moderne për përpunimin e qumështit, edukim, mbështetje për furnizim i foragjereve mekanizim dhe pajisje, duke përfshirë inicimin e masave nxitëse për zhvillimin të blegtorisë.