Bimilk dhe kopshti „Lulja e majit“ Manastir me argëtim dhe shoqërim me rastin e hapjes së një rrugicë krijuese të fëmijëve

Përmbajtja

Bimilk, kompania lider për qumësht dhe produkte të qumështit e cila punon me përkushtim duke promovuar shëndetin e fëmijëve, dje së bashku me kopshtin „Lulja e majit“ u prezantuan rrugicën krijuese të fëmijëve në këndin e lojërave në Manastir, që gjendet në parkun e qytetit, i cili gjithashtu është një investim nga kompania nga viti i kaluar.

Rrugica krijuese e fëmijëve ofron një përvojë të veçantë, e krijuar për t’iu përfshirë shqisat e fëmijëve dhe për ta nxitur kureshtjen e tyre. Ndërsa ata lëvizin në rrugicën, do të zbulojnë shumica e elementeve interaktive të cilat do ti inkurajojnë për të eksploruar, për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë kognitive, njohëse të tyre. Për këtë projekt Bimilk bashkëpunoi me kopshtin„Lulja e majit“ me qëllim të përbashkët që të krijojnë një rrugicë krijuese të fëmijëve e cila do ta zgjojë imagjinatën e mendjeve të të rinjve.

„Kënaqësi e veçantë është të shihet si ynë ideja për të krijuar një vend për lojëra dhe buzëqeshja e pabrengosur e fëmijës, rriti dhe zhvilloi në atë që ne sot kemi këtu, një vend familjar për të gjithë neve. Ne kemi filluar me nismën me këndin e lojërave në Manastir, me qëllim për të nxitur rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe për të inkurajuar zakone të shëndetshme tek fëmijët. Me hapjen e kësaj rrugicë krijuese për fëmijët, e vazhdojmë dhe zgjerojmë qëllimin tonë për krijimin e një vend për fëmijët për rritje të lumtur dhe lirshme dhe me këtë, Bimilk shkon edhe një hap tjetër më tej në kontributin e kompanisë për krijimin mundësive dhe nxitje e zhvillimit e shëndetshëm dhe mirëqenies së fëmijëve “, theksoi Poleksena Jankulovska, menaxhere rajonale e marketingut në Bimilk.

Në këtë ditë të rëndësishme, ne njejtashtu e kremtojmë edhe patronati i kopshtit „Lulja e majit“. Shumë faliminiderit të të gjithë prindërve për këto krijime të bukura dhe kreative të bërë nga ambalazhi i produkteve të Bimilk-ut. Ne kemi befasuar shumë nga krijimtaria juaja dhe nga mundësia për të krijuar përpunime dore kaq të ndryshme dhe origjinale. Veçanërisht unë dua ti falenderoj edhe punonjësit të kopshtit „Lulja e majit“ për idetë e tyre, lulet e bëra bukur, përkushtimin dhe punën në lidhje me kësaj ngjarje, si edhe për investimin e tyre vetëmohues në punën e përditshme me më të dashurit tanë, dhe për të gjithë ekipin e sfondit që ofron kushtet më të mira për kujdesin e tyre. Gjithçka për fëmijët, fëmijët janë pasuria jonë më e madhe, e ardhmja jonë. Ne përpiqemi përditëshme që të jemi një kopsht në të cilin fëmijët do të vijnë dhe largohen të kënaqur, të spasuruar me njohuritë dhe përvoja të reja “, deklaroi Kristina Lajmanovska, drejtori i kopshtit „Lulja e majit“.

Përveç përvojes së mrekullueshme për fëmijët, „Lulja e majit“, në ngjarjen e djeshme arriti edhe një qëllim tjetër dhe zgjeroi përkrahjen e saj në komunitetin përmes një përpjekje të konsiderueshme për mbledhjen e fondeve. Në kuadër të shënimit të hapjes madhështore, ishin në disponueshmëri për blerjen, punimet e ambalazhit të produkteve të qumështit, të bërë nga fëmijët në kopshtin „Lulja e majit“. Të ardhurat nga shitja do të synohen për përkrahje humanitare të një fëmijë nga Manastiri.

Bimilk vazhdon të jetë një kompani thellësisht e përkushtuar në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve. Kjo rrugicë krijues i fëmijëve do të shërbejë si një portë për imagjinatën dhe zbulimin përmes së cilës ata do të përjetojnë bukurinë e natyrës dhe do të zhvillojnë aftësitë e tyre njohëse dhe shqisore, duke ushqyer rritjen e tyre në një mjedis që inkurajon të mësuarit përmes lojës. Ky është vetëm një nxitje tjetër për të gjithë ne si shoqëri për të krijuar momente magjike, për të mbështetur ata në nevojë dhe për të inspiruar një të ardhme më të ndritshme për rininë tonë.

Ndani këtë tekst:

Lini koment

Your email address will not be published. Fushat e detyrueshme janë të shënuara *

Scroll to Top

Веб страната користи колачиња за да овозможи најдобро искуство. Со користење на bimilk.mk се согласувате со нашата политика за приватност и користењето на колачиња во согласност со нашата политика за колачиња.