E shënuar Ditën Botërore e Cilësisë

Përmbajtja

Tradita e festimit dhe shënimit të ditës Botërore të cilësisë edhe këtë vit vazhdoi nga ana e kompanisë Bimilk duke organizuar „një ditë të hapur“, do më thënë, hapja e dyerve të fabrikës së saj për konsumatorët besnikë, studentët dhe të gjithë qytetarët e interesuar.

Numri i madh i vizitorëve të cilat vizatuan fabrikën, kishin mundësinë të njihen nga afër dhe drjetpërdrejt nga profesionistët më të mirë me procesin e prodhimit të qumështit dhe produkteve të qumështit nga paleta e madhe e produkteve në Bimilk. Në të njejtën kohë, ata kishin mundësinë të edukohen për standardet ndërkombëtare të cilësisë që Bimilk i zbaton çdo ditë në operimin e tij, për ta ruajtur besimin e konsumatorëve dhe primatin e prodhuesit me të madh të qumështit në tregun maqedonas.

„Bimilk si një kompani është transparente dhe ne vazhdimisht nxitojmë procese për komunikim të dyanshëm me konsumatorët tanë. Si një aktor i përgjegjëshëm në tregun, ne kemi detyrim të shpjegojmë dhe t’ përgjigjemi të gjitha pyetjeve të konsumatorëve, dhe pozicioni ynë si një lider në rajonin na detyron në zbatimin e vazhdueshëm të kritereve strikte të cilësisë dhe standardizimin e vlerave cilësore  në një nivel më të lart. Në fakt, cilësia e produkteve tona ka ndërtuar lidhjen e pathyeshme me konsumatorët. Pikërisht për këtë besim dhe vlerë të shtuar organizohen ketë ditë të hapura, me qëllim që nëpërmjet njohjes së drejtpërdrejtë me te gjithë procesin e prodhimit, të informohen dhe edukohen konsumatorët se çfarë kontribuon për cilësinë e produkteve, si të njohin cilësinë reale, e vërtetë të produkteve vendase dhe gjithmonë ta zgjedhin cilësinë më të mirë.“, theksoi Aleksandra Grozdanovska, menaxheri i kontrollit të cilësisë dhe mjediti jetësor në Bimilk.

„Mundësia për të ndjekur procesin e prodhimit të paletave të produkteve nga qumështorja Bitolska është një shans për të mësuar nga më të mirët. Proceset dhe standardet për të cilat mësojmë këtu shohim se si zbatohen dhe më e rëndësishmja shohim se cili është efekti i tyre në produktin përfundimtar. Është veçanërisht i dobishëm nga këndvështrimi ynë, sepse ky proces përfshin disa faza, nga marrja e qumështit, transporti, testet laboratorike, kontrolli, paketimi dhe shpërndarja, dhe në të gjitha këto faza, respektimi i standardeve është vendimtar për cilësinë e produktit përfundimtar.“ , theksoi Aleksandra Grozdanovska, studenti i klasës së dytë nga fakulteti i shkencave Bioteknike.

Dita e hapur organizohet tradicionalisht çdo vit, në Ditën Botërore e Cilësisë, dhe qëllimi është nëpërmjet prezantimit të proceseve të avancuara për cilësi, të zbatuara në Bimilk, ta informohen dhe edukohen konsumatorët si ta njohin cilësinë reale të produkteve vendase.

Ndani këtë tekst:

Lini koment

Your email address will not be published. Fushat e detyrueshme janë të shënuara *

Scroll to Top

Веб страната користи колачиња за да овозможи најдобро искуство. Со користење на bimilk.mk се согласувате со нашата политика за приватност и користењето на колачиња во согласност со нашата политика за колачиња.