Një kombinim të praktikave më të mira nga Maqedonia dhe Holanda për prodhim më të mirë të qumështit

Përmbajtja

Në organizimin e qumështores Bitolska dhe Odës ekonomike Holandeze në Maqedoni, tre fermerë studentë nga Holanda realizuan një vizitë pune dhe edukativ në zgjatje prej tre javеsh në fermat maqedonase me qëllim të çojë vendime deri krijimin e praktikave më të mira nga Maqedonia dhe Holanda për prodhim më të mirë të qumështit. Vizita përfaqëson pjesë nga projekti i qumështores Bitolska dhe Odës ekonomike Holandeze për inkurajimin e zhvillimit dhe përmirësimit të mbarështimit të gjedhit në fermat për prodhimin e qumështit. Fermerët nga Holanda mësojnë dhe realizojnë punë praktike në fermat maqedonase, por në të njejtën kohë ata i transfërojnë njohuritë të tyre për implementim në fermërinë vendase.

Ky është proekti i dytë pas proektit nga viti 2019, i cili përfshiu vizitë e studentëve nga drejtimi veterinar nga Holanda, por, për shkak së krizës së KOVID, u realizua madje këtë vit.

„Duke ditur rëndësinë dhe nevojën për zhvillim dhe përmirësim të prodhimit primar të qumështit për cilësinë e qumështit dhe në përgjithësi për forcimin e industrisë së qumështit vendase, ne investojmë në këtë projekt të përbashkët me Odën Ekonomike Holandeze. Me investimin e vazhdueshëm në fermat vendase, ne kemi arritur deri në një nivel kur jo vetëm që ne mësojmë, por ne edhe shkëmbejmë pervoja dhe fermerët tonë transfërojnë njohuritë, që vjen si një rezultat nga strategjia e afatgjatë e qumështores Bitolska për modernizim të fermave vendase,familjare në Maqedoni. Parimi si këtij, mund të shkaktojë ndryshime sisteme, që do të thotë promovim dhe fuqizim të prodhimit të qumështit në vendin. Fermerët e rinj nga Holanda janë pionerët ne fillimin e konceptit të shkëmbimit të studentëve dhe farmerëve, të cilët në të ardhmën duhet të fitojë karakterin edukativ për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe prodhimit fermës. Për atë shkak, vlerësimi i projektit është i madh, hap shumë mundësitë për fermerinë dhe prodhimin e qumështit në Maqedoni dhe mund të bëjë përparim shumë i madh në vitet e ardhshme“, deklaroi Viktor Stojmanovski – menaxheri i qumëstit të papërpunuar në Bimilk.

Secili nga fermerët zotëron fermën e tij familjare me rreth 200 lopë qumështore dhe rreth 40 hektarë tokë të punueshme për prodhimin e ushqimit për fermën. Fermerët e rinj kanë arsim profesional në bujqësi – zhvillim dhe përmirësim të fermave dhe secili prej tyre është i njohur me funksionet bazë të fermës, menaxhimin e makinerive bujqësore, përgatitjen e ushqimit për lopët sipas grupit të mjeljes, mjeljen, përgatitjen dhe ushqyerja e viçave. Përveç detyrave bazë, secila prej tyre urdhëron edhe materialin e mbarështimit dhe mbarësimin artificial të lopëve, përpunimin e sisave të lopëve, aplikimin e barnave të lehta sipas udhëzimit të veterinerit.

„Studentët fermerë u angazhuan me entuziazëm të madhë në aktivitetet e përditshme të fermave, duke ndjekur çdo hap dhe duke u përfshirë në çdo fazë dhe proces të punës. Ata shohin një potencial të madh për zhvillimin e fermave maqedonase. Nga përvoja e fituar nga qëndrimi i tyre këtu, ata thonë se për zhvillimin e fermave të tyre do të aplikonin qasjen që kanë mësuar këtu, do të investojnë në mekanizim për të mund të bëjnë vetë të gjitha gjërat e nevojshme, për të marrë produkt me cilësi më të lartë dhe të lartë me përfitime të shkëlqyera në mënyrë sa më efikase. Ata shohin shumë mundësi në Maqedoni dhe sipas tyre, prodhimi primar i qumështit mund të bëjë përparim të madh në vitet e ardhshme”, tha Bob Smith nga Oda Ekonomike Holandeze në Maqedoni.

Tre fermerët u përfshinë në procesin e punës dhe aktivitetet e përditshme të disa fermave të avancuara, nga përgatitja e ushqimit, në procesin e mjeljes, tek ndihma dhe puna në fushë, ujitja e misrit për prodhimin e silazhit, korrja dhe ruajtja e drithërave. Për informacion më të mirë për gjendjen e blegtorisë në Maqedoni, fermerët holandezë vizituan disa ferma më të mëdha dhe më të vogla në rajonin e Manastirit dhe Prilepit.

Projekti për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis fermerëve vendas dhe holandez do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me një vizitë në grupin e radhës të pronarëve të rinj të fermave familjare.

Ndani këtë tekst:

Lini koment

Your email address will not be published. Fushat e detyrueshme janë të shënuara *

Scroll to Top

Веб страната користи колачиња за да овозможи најдобро искуство. Со користење на bimilk.mk се согласувате со нашата политика за приватност и користењето на колачиња во согласност со нашата политика за колачиња.