Bimilk jep shpërblime tradicionalisht: Punjonjësit besnike dhe të përkushtuar ndërtojnë kompani të suksesshme

Përmbajtja

Shpërblime për punë të përkushtuar dhe besnikëri morrin 19 punëtorë nga qumështorja nga Manastiri, e cila tradicionalisht i shpërblen të gjitha punëtorët të cilët do të kryejnë 10, 20 apo 30 vite shërbim të vazhdueshëm. Shpërblimet jubilare për punonjësit që do të arrijnë një periudhë të caktuar në kompani janë një mënyrë për të shprehur mirënjohjen për përkushtimin, profesionalizmin dhe besnikërinë e kaluar dhe për të nxjerrë në pah vlerën e tyre individuale dhe kolektive për kompaninë.

Edhe këtë vit, shpërblimet e punëtorëve iu dhanë në një ceremoni të përshtatshme nga ana e drejtorit kryesor, Gjorgi Petrushev.

„Bimilk përfaqëson një kompani ku punjonësit vlerësohen si një investim më të madh dhe rolin e tyre në punimin e kompanisë vlerësohet shumë. Gjatë viteve secili prej tyre e ka dhënë kontribuitetin e vetë maksimal, në kohë, në njohuri, aftësi, profesionalizëm dhe përkushtim. Kjo marrëdhënie të besnikërisë në Bimilk përmirësohet duke investuar në punjonjësit për rritjen e kënaqësisë së tyre nga atmosfera pune, përmes motivimit në mënyra të ndryshme, trajnimeve, rikualifikimeve dhe mundësive zhvillimore.

Shpërblimi për vitet e kaluara në shenjen e punës së përkushtuar dhe besnikërisë, është një mënyrë tjetër për të konfirmuar lidhjen që ne si kompani kemi ndaj punonjësve dhe punonjësit e kënaqur dhe ekipet e talentuara krijojnë kompani të suksesshme”, theksoi drejtori kryesor Gjorgi Petrushev.

Si pjesë e programit për stimulimin e punonjësve dhe rritjen e kënaqësisë së tyre, këtë vit u shpërblyen gjithsej 19 punonjës, nga të cilët gjashtë punonjës përkujtuan 30 vjet punë në Bimilk, njëmbëdhjetë u shpërblyen për 20 vjet dhe dy u shpërblyen për 10 vjet punë.

Ndani këtë tekst:

Lini koment

Your email address will not be published. Fushat e detyrueshme janë të shënuara *

Scroll to Top

Веб страната користи колачиња за да овозможи најдобро искуство. Со користење на bimilk.mk се согласувате со нашата политика за приватност и користењето на колачиња во согласност со нашата политика за колачиња.